Shkëlzen Gashi mund të rikthehet të luaj sërish në Superligën zvicerane. Lajmi bëhet i ditur pikërisht nga mediat “helvetike”, sipas të cilave reprezentuesi i përkohshëm i Shqipërisë mund ti shtohet kolonisë shqiptare te skuadra e Sionit, që udhëhiqet nga ish trajneri i Kombëtares shqiptare, Paolo Tramexani.
Ëshët pikërisht ky i fundit që dëshiron të marrë Gashin në skuadrën e tij, duke njohur kualitetet e futbollistit shqiptarë, me të cilin bashkë kishin punuar te kombëtarja “kuq e zi”.
Tramexani është në kërkim të një sulmuesi i cili do të shënonte vazhdimisht, ndërsa beson se pikërisht Gashi mund të bëjë një gjë të tillë, duke pasur parasysh të kaluarën e tij në futbollin zviceran me fanellën e Bazelit si dhe cilësitë që posedon ky futbollist, i cili sezonin e fundit e kaloi në elitën e futbollit amerikan, MLS, te skuadra e Kolorado Rapids.
Ai pjesë e skuadrës amerikane është që nga viti 2016-të, ndërsa në 47 ndeshje të zhvilluara ka realizuar 12 gola.
Mirëpo edhe përkundër dëshirës së madhe të Tramexanit dhe Sionit, paga e lartë prej 1.6 milion dollarë në vit që merr te Kolorado Rapids bënë që Gashi të mos mendoj për një rikthim të mundshëm në kampionatin zviceran.