Strategu italian Karlo Ançeloti së shpejti mund të ulet në stolin e një ekipi kombëtar. Ky është lajmi i bujshëm i raportuar nga “La Gazzetta dello Sport” për të ardhmen e ish-trajnerit të Bajern Munih.
Emri i Ançelotit, i cili të mërkurën ishte në “Stamford Bridge” për të parë ndeshjen Çelzi-Roma, këto ditë do të jetë mbi të gjitha i bujshëm në Kroaci, ku ëndërrojnë t’i besojnë drejtimin e kombëtares së këtij shteti. Për më tepër, pas shkarkimit të papritur të Ante Çaçiç, trajneri Daliç është një zgjidhje emergjente, jo afatgjatë.
“La Gazzetta dello Sport” bën me dije se trajneri i tanishëm me siguri do ta çojë Kroacinë në “play-off”, në nëntor, kundër Greqisë.
Por edhe në rast të kualifikimit mund të shkarkohet për t’ia besuar stolin një tekniku më me përvojë. Ëndrra në këtë drejtim, siç u përmend, është quajtur Karlo Ançeloti, të cilin Kroacia do ta angazhojë si trajner që në periudhën e Kupës së Botës.
Një propozim që, nëse konfirmohet, mund të gradojë trajnerin italian. Gjithashtu, për shkak se Kroacia, ku luajnë kampionët e kalibrit Modriç, Rakitiç, Kovaçiç, Perishiç dhe Manxhukiç, Botërori i Rusisë nuk mund të jetë një shëtitje e thjeshtë.
Kjo kombëtare, me Ançelotin në stol, mund të jetë në gjendje të trembë çdo kundërshtar.