Federata Shqiptare e Futbollit edhe zyrtarisht ka konfirmuar emrin e kundërshtarit për ndeshjen miqësore të nëntorit. Do të jetë Kombëtarja e Turqisë, ajo që do të ndajë mejdanin me “kuqezinjtë” e Panuçit me datë 13 nëntor në Antalia.
“Duke ju përmbajtur edhe kërkesave të trajnerit Kristian Panuçi për të patur vetëm një ndeshje miqësore në këtë periudhë, u arrit edhe marrëveshja përkatëse. Tashmë mes dy federatave është gjetur akordi përfundimtar dhe zyrtarisht FSHF konfirmon zhvillimin e miqësores me skuadrën përfaqësuesen të Turqisë. Trajneri Kristian Panuçi do të grumbullojë ditë përpara skuadrën për përgatitjen e kësaj ndeshjeje miqësore, e cila do të jetë e vetmja për muajin nëntor. Shqipëria kthehet të luajë përsëri pas disa vitesh një miqësore me kombëtaren e Turqisë. Ballafaqimet zyrtare me Turqinë i përkasin vitit 2005, në eleminatoret për Kampionatin Botëror”, shkruan FSHF.