Sot në futbollin vendor në program ishin ndeshjet kthyese të 1/8 së finales në kuadër të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.
Në gjithsej 6 ndeshje u shënuan plotë 24 gola, ndërsa Shkëndija kualifikimin për më tej e siguroi vetëm pas ekzekutimit të penaltive. Ndryshe ndeshja në kohën e rregullt në ndeshjen e zhvilluar në Tetovë midis Shkëndijës dhe Rabotniçkit u mbyll me barazimin 1:1, njëjtë sikurse edhe ndeshja e parë në Shkup.
Një ndeshje mjaft interesante zhvilluan Struga dhe Renova, ku ekipi i Ligës së Parë vizën për në çerekfinale e morri me një gol të shënuar vetëm në minutën e 5-të shtesë. Deri në ato momente gjithçka fliste në anën e skuadrës strugane që ishte shumë fare pranë për të bërë senzacion, duke eliminuar një ndër skuadrat më të njohura në elitën e futbollit tonë.
Akademia Pandev jo rastësisht figuron lartë në tabelën e klasifikimit në elitën e futbollit vendor. Skuadra nga Strumica realizoi fitoren më të thellë në ndeshjet e sotme, duke mundur Sileksin me rezultatin 5:0. Një fitore të thellë realizoi edhe Pobeda përballë Bregallnicës (5:1), ndërkohë Skopje edhe në ndeshjen e dytë me po të njëjtin rezultat 3:0 ngadhnjeu ndaj rivalit lokal, EuroMilk, transmeton “infOSport.mk”.
Një fitore tjetër pas asaj në ndeshjen e parë realizoi edhe Pelisteri, skuadër kjo që pas fitores 4:2 në Manastir, sot në Veles mposhti Borecin me rezultatin 3:1.
Rikujtojmë dje një vend për në ndeshjet çerekfinale siguroi Teteksi që eliminoi Kozhuvin, ndërkohë udhëtuesi i fundit për në ndeshjet çerekfinale do të mësohet pas zhvillimit të dy ndeshjeve midis Vardarit dhe FC Shkupit.
Kupa e Maqedonisë, ndeshjet kthyese të 1/8 së finales |
Rezultatet e ndeshjeve të para |
||
A.Pandev | 5 – 0 | Sileksi | 0 – 1 |
Boreci | 1 – 3 | Pelisteri | 2 – 4 |
Euromilku | 0 – 3 | Skopje | 0 – 3 |
Pobeda | 5 – 1 | Bregallnica | 3 – 2 |
Shkendija | 1 – 1(3 – 2) pen. | Rabotniçki | 1 – 1 |
Struga | 2 – 2 | Renova | 2 – 3 |