Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka ka rezultuar deçiziv në fitoren 2:0 të Bazelit të tij në transfertën ndaj CSKA Moskës në kuadër të xhiros së tretë të grupit “A” në Ligën e Kampionëve Evropian, njofton “infOSport.mk”.
Xhaka realizoi golin e parë në minutën e 29-të, ndërkohë asistoi edhe në golin e dytë të shënuar nga ana e rezervistit Oberlin, duke kurorëzuar kështu në mënyrën më të bukur ndeshjen e tij të 50-të jubilare me fanellën e Bazelit në ndeshjet evropiane.
Përveç Taulant Xhakës te Bazeli që nga minuta e parë sonte në transfertën në Moskë luajti edhe sulmuesi shqiptarë, Albian Ajeti, i cili madje u regjistrua në listën e golashënuesve, mirëpo goli i tij më pas u anulua për shkak pozitës jashtë loje. Ajeti luajti deri në minutën e 61-të, kur dhe u zëvendësua nga ana e autorit të golit të dytë, Dimitri Oberlin.