Çelzi dhe Roma sonte në “Stemford Brixh” zhvilluan një super ndeshje me plotë 6 gola, nga tre në secilën anë. Braziliani David Luiz e kishte nisur mjaft mirë këtë ndeshje, duke shënuar madje edhe golin e parë për “blutë” e Londrës, mirëpo i njëjti u zëvendësua në minutën e 57-të nga ana e spanjollit Pedro.
Në ato momente rezultati ishte 2:1 në favor të Çelzit, ndërsa David Luiz i pakënaqur nga ky zëvendësim, i dërgoi një selam në gjuhën italiane trajnerit të tij italian, Antonio Konte: “Vaffanculo Mister”. Me siguri se për këtë “selam” Antonio Konte nuk kishte nevojë për përkthim, ndërsa kjo video e kapur nga ana e tele kamerave po bënë xhiro nëpër rrjetet sociale.
Video materialin në fjalë mund ta ndiqni KËTU: