Strakosha në formacionin më të mirë të javës në “Serie A”

Portali i njohur italian “Tuttomercatoweb.com” ka bërë përzgjedhjen e formacionit më të mirë të javës në Serinë A. Dhe për portën nuk ka pasur dyshime: i takonte Tomas Strakoshës.

“Në portë nuk ka si të mos zgjedhim Tomas Strakoshën. Në vlerësimin pas ndeshjes paraqitja e tij u përshkrua me këto fjalë: Një Zot i zbritur në tokë dhe që bën mrekulli. Bën një gabim ndaj Higuain, por i del mbarë, sepse më pas e bllokon sulmuesin dhe në minutën e 97-të kupton krahun e penalltisë së Dibalës dhe i jep fitoren skuadrës së tij”, – shkruan portali italian për portietin kuqezi.

Formacioni i plotë i javës së 8 të në Serie A:
Strakosha, D’Ambrozio, Raul Albiol, Kulibali, Martela, Milinkovic  Saviç, Poli, Veretut, Ikardi, Imobile dhe Thero.

Leave a Reply