Të enjten, Skënderbeu do të luajë kundër Partizanit të Beogradit, ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Liga Europa, ku pritet të ketë një interesim të jashtëzakonshëm nga ana e tifozëve shqiptarë.
Megjithatë sipas asaj që raportojnë mediat në Shqipëri, për këtë ndeshje nuk do të lejohen tifozë shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova.
Një gjë e tillë bëhet për arsye sigurie dhe të gjithë tifozët e sipërpërmendur nuk do të futen në stadium. Të gjithë ata që do të jenë në mbështetje të Skënderbeut do të hynë në stadium me mjet identifikimi dhe do të kenë bileta të personalizuara.
Kështu mund të dështojë përkrahja e paralajmëruar nga ana e Ballistëve të Tetovës për vëllezërit e tyre nga Korça, Ujqërit e Dëborës, të cilët megjithatë pritet të krijojnë një atmosferë impozante, që do të ndihmonte skuadrën e tyre që në fund të nxjerr një rezultat pozitiv përballë Partizanit të Beogradit.
Ndeshja Skënderbeu – Partizani të enjten në “Elbasan Arena” starton në ora 21:05 minuta.