Nesër në program janë rezervuar të luhen ndeshjet kthyese të 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë. Përballja më interesante në këtë fazë është ajo ndërmjet Shkëndijës dhe Rabotniçkit, me të dyja skuadrat që përballjen e dytë do ta zhvillojnë në stadiumin e qytetit të Tetovës.
Takimi i parë i zhvilluar në Shkup, u mbyll me barazim 1:1, me tetovrët që i nxjerrë favorit për të vazhduar në raundin tjetër, duke marrë parasysh golin e shënuar si mysafir dhe takimin e nesërm që do ta luajnë pranë publikut të tyre.
Ndërkohë në program të ndeshjeve të kthimit për 1/8 e finales së Kupës janë edhe përballjet Struga-Renova, Pobeda-Bregallnica, Boreci-Pelisteri, Gorno Lisiçe-Skopje, Akademija Pandevi-Sileksi dhe Teteksi-Kozhuv Gegvelija.
Të gjitha takimet e kthimit të 1/8 së finales do të zhvillohet nesër me fillim në orën 14:30. /InfOSport.mk