Xhihadistët e ISIS kanë publikuar një fotografi të një xhihadisti të armatosur dhe një logo bombe mbi të cilën qendron simboli i famshëm i terroristëve ndërsa në sfondin mbrapa duket një stadium dhe logoja e Botërorit “Rusi 2018”, ku ndër të tjera shkruhet: “Na prisni neve”.
10 mijë e më tepër tifozë anglezë pritet të akomodohen në Shën Petersburg për turneun njëmujor. Gjithashtu frika ka pushtuar dhe francezët e belgët, të cilët pritet të marrin masa të jashtëzakonshme që asnjë shtetas përkatës të mos cënohet, qofshin ata futbollistë, trajnerë ose tifozë të thjeshtë.
Qyteti i dytë më i madh rus ishte skenë e një sulmi të tmerrshëm të ISIS ku një bombë në një valixhe shpërtheu në një metro të qytetit, duke vrarë 14 persona dhe duke krijuar një kaos të jashtëzakonshëm.
Sulmi ishte kundërpërgjigjje e terroristëve kundër masave që Rusia mori për t’i larguar ata nga Siria, ndërsa tashmë ISIS rikthehet sërish në Rusi, kësaj rradhe duke kërcënuar lojën e bukur të futbollit në emër të politikave të saj terroriste.