Përfaqësuesja e Maqedonisë së futbollit edhe zyrtarisht me datë 11 nëntor në Shkup do të zhvillojë ndeshje miqësore kundër Kombëtares së Norvegjisë. Një gjë të tillë konfirmuan nga FFM-ja, duke potencuar se një kundërshtarë si Norvegjia është më shumë se i mirëseardhur për terminin e lirë të ndeshjeve miqësore si dhe mundësinë që Maqedonia me një fitore eventuale të bëjë edhe ndonjë lëvizje tjetër pozitive në renditjen e FIFA-s.
Ndeshja e 11 nëntorit do të jetë ndeshja e katërt mes këtyre dy kombëtareve, dhe e dyta miqësore pas asaj të vitit 2013-të kur në Oslo Maqedonia ishte mundur me rezultatin 2:1.
Me po të njëjtin rezultat “verdhekuqtë” në Oslo kishin pësuar edhe në vitin 2010 në kuadër të eliminatoreve për Botërorin e vitit 2010-të, ndërkohë në ndeshjen e zhvilluar në Shkup këto dy skuadra kishin barazuar pa gola.