Strategu serb Sinisa Mihajloviç është shfaqur shumë i nervozuar par barazimit të skuadrës së tij ndaj Krotones. Ai ka kritikuar sjelljen e publikut kalabrez, të cilët vazhdimisht kishin drejtuar kore të ndryshme ndaj tij nga pjesa jugore e stadiumit.
“Kam dëgjuar koret, më vjen keq, sepse sjell respekt dhe kërkoj respekt. “Cigan” dhe “serb” ofendojnë një popull. Kjo është injoranca në Itali, më vjen keq për drejtuesit e Krotones që duhet të paguajnë për sjelljen e tifozëve të tyre”, – ka thënë Mihajloviç pas ndeshjes.