Ndeshja e së dielës midis Gjilanit dhe Drenicës, do të jetë e paharrueshme për një çift nga ky qytet.
Një djalosh, ndryshe tifoz i flakët i Gjilanit, vendosi ti propozojë martesë të dashurës së saj, ndërsa ajo e pranoi, duke mbetur pa tekst, përcjellë “GazetaOlle.com”.
Në tribunën e Skifterave ka mbretëruar një atmosferë festive për çiftin në fjalë.
Faqja zyrtare e tifo-grupit të kuq ka publikuar edhe fotot, të cilat mund t’i shihni më poshtë.
Gjilani mposhti Drenicën me rezultat të ngushtë, 2:1.