Skënderbeu ka shkëlqyer në ndeshjen e parë të javës së 6-të, duke thyer Lushnjën me rezultatin 4:1. Afrim Taku me dy gola të shënuar doli të jetë figura qendrore, ndërsa nga një gol për korçarët realizuan Soue dhe Xhejms.
Në anën tjetër golin e nderit për Lushnjën e realizoi, Sefa, kur përkohësisht gjatë pjesës së parë arriti që të barazojë shifrat.
Skënderbeu-Lushnja (Përmbledhje)
Skënderbeu-Lushnja (Përmbledhje)
Публикувахте от DigitAlb в 15 октомври 2017 г.
Falë kësaj fitore Skënderbeu arriti në kuotën e 16 pikëve, duke krijuar një epërsi prej +6 pikëve ndaj Kukësit, që ndeshjen e saj të javës së 6-të do ta zhvillojë gjatë ditës së nesërme kundër Teutës.
Partizani në teren vendas do të mirëpret Luftëtarin, duke shpresuar në fitoren e dytë, pas asaj ndaj skuadrës durrsake të Teutës, Laçi do të mirëpret Flamurtarin e Pollozhanit dhe Useinit, teksa Kamza e Demir Imerit në teren vendas do të ndajë mejdanin me Vllazninë e Shkodrës.
Superliga shqiptare, Java VI: |
||
Kamza | 16.10. 14:00 | Vllaznia |
Kukësi | 16.10. 14:00 | Teuta |
Laçi | 16.10. 14:00 | Flamurtari |
Partizani | 16.10. 17:00 | Luftëtari |