Prishtina vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit kosovar nën drejtimin e Mirel Josës. Sot prishtinasit kanë gjunjëzuar kampionët në fuqi të Trepça 89 në duelin më të rëndësishëm të javës së 10-të, duke i mundur mitrovicasit me rezultatin 2:0.
Që të dy golat për Prishtinën në këtë ndeshje i realizoi ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, Ahmed Jonuzi, edhe atë që në pjesën e parë, në minutat 6-të dhe 35-të.
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Prishtinën e Josës, që ngjitet në vendin e tretë me 18 pikë, 2 më pak se Llapi i Podujevës, që mban kreun e renditjes. Skuadra ku militon sulmuesi tetovarë, Miran Maksuti gjatë ditës së djeshme mundi Flamurtarin e portierit shkupjan, Krenar Ramadani, ndërkohë përveç këtij takimi dje u zhvillua edhe përballja midis Feronikelit të strategut shkupjan, Zekirja Ramadani dhe Lirisë së trajnerit Blendi Shkëmbi, ku në fund fitore minimale 0:1, iu gëzua skuadra prizrenase.
Ndërkohë në ndeshjet e sotme Gjilani dhe Besa e Pejës shfrytëzuan terenin vendas, duke shënuar fitore përballë Drenicës, gjegjësisht Vllaznisë së Pozheranit, teksa ndeshja e zhvilluar në Gjakovë midis Vëllaznimit dhe Dritës nga Gjilani u mbyll me shifrat 1:1.
Superliga e Kosovës, Java X |
||
Besa Peje | 3 – 1 | Vllaznia Pozheran |
Gjilani | 2 – 1 | Drenica |
Trepca 89 | 0 – 2 | Prishtina |
Vellaznimi | 1 – 1 | Drita |
KF Feronikeli | 0 – 1 | Liria |
Llapi Podujevë | 1 – 0 | Flamurtari |