Shkëndija pësoi disfatë në ndeshjen derbi të javës së 10-të në transfertën me Vardarin në një takim që u hap dhe administrua mirë nga “kuqezinjtë” tetovarë, sidomos gjatë pjesës së parë, të cilën e mbyllën me epërsi.
Braziliani Zhunior dhe bomberi kërçovarë, Besart Ibraimi dy herë sollën epërsi për Shkëndijën, por lëshimet në mbrojtje në fund i kushtuan me disfatën e parë në këtë sezon skuadrës së Qatip Osmanit.
Golat për Vardarin në këtë ndeshje i realizuan Bllazhevski, Italo dhe braziliani, Felipe, i cili realizoi dy gola.
Golat dhe momentet më të bukura nga kjo derbi ndeshje në videon në vijim: