Një lëndim që u duk të mos jetë shumë serioz në takimin e Maqedonisë ndaj Lihteshtajnit në kuadër të eliminatoreve për Botërorin Rusi 2018, megjithatë ka rezultuar të jetë problematike për mbrojtësin nga Gostivari, Visar Musliu.
Futbollisti i Vardarit, lëndoi gishtin në ndeshjen me Lihteshtajnin dhe ndjeu dhimbje, por vazhdoi lojën, megjithatë një ditë pas ndeshjes kontrollet mjekësore treguan se bëhet fjalë për thyerje të gishtit tregues të dorës së majtë, e cila kërkon rikuperim dhe të paktën një javë pushim për futbollistin.
Nga stafi mjekësor menjëherë është kryer intervenimi i nevojshëm dhe mbrojtësi për momentin ka të lokalizuar gishtin e thyer dhe javën e ardhshme pritet të rikthehet në terren.
Kjo ishte edhe arsyeja që Visar Musliu mungoi në takimin e xhiros së 10-të që Vardari e luajti ndaj Shkëndijës së Tetovës, me gostivarasin që nuk ishte i përfshirë në listën e të grumbulluarve për këtë sfidë.