Visar Musliu, njëri prej mbrojtësve më në formë në elitën e futbollit vendor do të mungojë sot përballë Shkëndijës. Futbollisti i Vardarit u dëmtua në ndeshjen e fundit të përfaqësueses së Maqedonisë ndaj Lihtenshtejnit, në të cilën “verdhekuqtë” shënuan fitore me rezultatin 4:0.
Musliu në këtë përballje të zhvilluar në Strumicë realizoi golin e parë me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë, duke konfirmuar formën e tij të mirë nëpër të cilën po kalon. Mungesa e tij me siguri se do të vërehet në mbrojtjen e Vardarit, e cila sot përballë Shkëndijës do të përbëhet nga dyshja Grnçarov – Novak. Ndeshja Vardari – Shkëndija starton në ora 14:30 në stadiumin “Filipi i Dytë”.