Vedad Muriqi ka rezultuar deçiziv në fitoren e Gençlerbirligit ndaj kampionëve në fuqi të Beshiktashit. Sulmuesi kosovar shënoi golin e parë pas 16 minutave lojë, duke ndërprerë agjërimin që nga sezoni i kaluar.
Pjesa e parë u mbyll me golin e vetëm të shënuar nga ana e sulmuesit kosovar, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë trajneri i Beshiktashit, Shenoll Gunesh u mundua të ndryshonte diçka në lojën e ekipit të tij, duke hedhur në fushë Kuarezman dhe Babelin.
Pikërisht holandezi u bë menjëherë protagonist negativ për ekipin e tij. I aktivizuar në minutën e 46, ai la fushën pas 2 minutash e 35 sekondash, i ndëshkuar me karton të kuq për një faull absurd në mesfushë duke vështirësuar punën e skuadrës së tij.
Epërsinë numerike në fushë futbollistët vendas e shfrytëzuan në minutën e 73-të, kur me anë të malazezit Shçekiç avansuan me rezultatin 2:0, ndërsa goli i Tosun nga penaltia shërbeu thjesht sa për statistikë në fundin e ndeshjes, që u mbyll me shifrat 2:1 për Gençlerbirligin.