Struga Trim Lum shumë shpejt ka harruar disfatën e xhiros së kaluar ndaj Makedonija Gj.P, duke shënuar një fitore të madhe ndaj liderit aktual, Vëllazërimit, njofton “infOSport.mk”. Skuadra strugane shënoi fitore 4:2, ndërsa fitorja e tyre erdhi në shprehje që në pjesën e parë, kur avansuan me rezultatin 3:0.
Dy golat e parë mbajnë firmën e sulmuesit Bllagoja Glavevski (15’, 22’), ndërkohë goli i tretë u shënua 10 minuta më pas nga ana e Altin Logës.
LDFM – Perëndim |
Java VIII |
Gostivari – Labunishta 0:0 |
Novaci – Zajazi 3:0 |
Struga Trim Lum – Vëllazërimi 3:0 |
Teteksi – Makedonija Gj.P 1:0 |
Lokomotiva – EuroMilku 0:0 |
Numri 17-të FC Struga Trim Lum mjaft mirë kombinoi me Samed Shejin, që më pas një top të pasuar nga ana e Bllagoja Glavevskit ta shndërrojë në golin e tretë në rrjetën e skuadrës kërçovare.
Starti i pjesës së dytë ishte i furrishëm për mysafirët nga Kërçova, të cilët brenda dy minutave shënuan dy gola të shpejtë, duke u kthyer në lojë. Belul Nebiu fillimisht në minutën e 54-të ngushtoi epërsinë e vendasve në 2:1, ndërkohë në minutën e 56-të Furkan Ali shënoi edhe golin e dytë për Vëllazërimin. Megjithatë shpresat e tyre i shuajti Ardit Shaqiri në minutën e 70-të, kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë Struga Trim Lum 4, Vëllazërimi 2.
Falë kësaj fitore Struga Trim Lum arriti në kuotën e 15 pikëve, me ç’rast për momentin ndanë pozitën e dytë me Gostivarin, teksa Vëllazërimi edhe përkundër kësaj disfate mbetet në pozitën e parë me 16 pikë të tubuara.
Super goli i Altin Loges ne perballjen ndaj Vellazerimit te Kërçovës. Struga Trim Lum ne kete perballje realizoi fitore me rezultatin 4:2.
Публикувахте от infosport.mk в 14 октомври 2017 г.