Lacio ka fituar me përmbysje Juventusin me rezultat 1:2 në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 8-të ne Serinë A të Italisë, ndërsa meritor për këtë fitore rezultoi të jetë portieri shqiptar, Tomas Strakosha.
Kosta shënoi për Juven, ndërsa lacianët i përmbysën shifrat me Imobilen, që shënoi dy gola. Lacion në minutën e fundit e shpëtoi Strakosha, i cili priti penalltinë e Dybalës, duke ruajtur kështu avantazhin e ekipit të tij për tri pikë të vlefshme në këtë transfertë ndaj “bardhezinjëve”
Kujtojmë që portierët shqiptarë janë bërë mankth për yllin e Juves Dybala, pasi përveç Strakoshës edhe Etrit Berisha në xhiron e 7-të priti penalltinë e argjentinasit, duke nxjerrë kështu 1 pikë të madhe me Atalantën.