Pelisteri fiton derbin e Pelagonisë, Skopje mbetet ende pa fitore

Pelisteri ka fituar derbin e Pelagonisë, duke mundur Pobedën në Manastir me rezultatin 2:1. Figurë qendrore te skuadra vendase ishte braziliani Lukas Fereira Kardoso, i cili realizoi që të dy golat.

Golin e parë Kardoso e realizoi në minutën e 34-të, ndërkohë vetëm dy minuta para fundit të pjesës së parë, i njëjti realizoi edhe golin e dytë në rrjetën e mysafirëve nga Prilepi. Golin e vetëm dhe të nderit për Pobedën e realizoi sulmuesi Borçe Manevski një minutë para fundit të pjesës së parë.


RENDITJA TABELARE


Skopje sot përballë Sileksit shpresonte shumë në fitoren e parë gjatë këtij edicioni, dhe ishte shumë afër për të arritur qëllimin, mirëpo një gol i Antonio Bujçevskit në minutën e 88-të  ua mohoi fitoren atyre. Ndryshe golin për Skopjen e realizoi Gjurçinovski në minutën e 16-të.

Vardari mundi Shkëndijën në derbin e javës, Akademia  Pandev falë dopietës së Zoran Baldovaliev mundi Shkupin 2:0, ndërkohë Renova shënoi fitore 3:1 ndaj Rabotniçkit.

 

LPFM, Java X

Akademija Pandev 2 : 0 Shkupi
Skopje 1 : 1 Sileksi
Pelisteri 2 : 1 Pobeda
Renova 3 : 1 Rabotniçki
Vardari 4 : 2 Shkendija

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply