Qatip Osmani ka folur për gazetarët pas disfatës të pësuar nga Vardari në xhiron e 10-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë.
“Mendoj se ndeshjen duheshe që ta fitojmë që në pjesën e parë. Pas golit të shënuar humbëm edhe disa raste. Gjatë pjesës së dytë humbëm edhe një rast të qindpërqindtë që nuk e realizuam. Pas asaj pranuam gol. Në ato momente humbëm koncentrimin, bënëm disa gabime që nuk i kemi bërë deri në këtë ndeshje. Por futbolli është i tillë, jeta vazhdon dhe duhet të koncentrohemi për ndeshjet tjera” – tha pas përfundimit të ndeshjes trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani.
Për Shkëndijën ishte kjo disfata e parë që pëson në sezonin e ri të LPFM-së, ndërsa vazhdon ta kryesojë tabelën me 6 pikë diferencë nga vendi i dytë që zotërohet nga Vardari.
Deklarata e trajnerit te Shkendijes, Qatip Osmani pas disfates nga Vardari
Публикувахте от infosport.mk в 14 октомври 2017 г.