Sot me ndeshjet e javës së 10-të starton raundi i dytë i garave në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. E gjithë vëmendja do të jetë e përqëndruar në arenën “Filipi i Dytë”, aty ku mejdanin do të ndajnë dy skuadrat më të mira në futbollin vendor, Vardari dhe Shkëndija.
“Kuqezinjtë” nga Tetova raundin e parë të garave e mbyllën pa asnjë disfatë, duke regjistruar një barazim dhe 8 fitore, përfshirë këtu edhe fitoren ndaj kundërshtarit të sotshëm, Vardarit kur në Tetovë kishin shënuar fitore me rezultatin 2:0.
Të besuarit e trajnerit Osmani besojnë se këtë seri pozitive ta vazhdojnë edhe në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të garave, teksa në anën tjetër Vardari shpreson në hakmarrje, duke iu afruar edhe më shumë në tabelën e klasifikimit skuadrës së Shkëndijës, që aktualisht ka 9 pikë më shumë se skuadra kampione në fuqi.
Shkupi do të ketë një transfertë të vështirë përballë Akademia Pandev, në të cilën ndeshje shpreson që me ndihmën e tifozëve të saj “Shvercerat”, në fund të gjithë të lumtur të rikthehen nga Strumica, Skopje do të kërkojë fitoren e parë të sezonit ndaj Sileksit, në Manastir do të zhvillohet derbi i Pelagonisë ndërmjet Pelisterit dhe Pobedës, teksa Renova në Tetovë do të jetë nikoqir i Rabotniçkit.
LPFM, Java X |
||
Akademija Pandev | 14:30h | Shkupi |
Skopje | 14:30h | Sileksi |
Pelisteri | 14:30h | Pobeda |
Renova | 14:30h | Rabotniçki |
Vardari | 14:30h | Shkendija |