Kapiteni i Vardarit, Boban Grnçarov si gjithnjë edhe sot nuk ka harruar për të provokuar Shkëndijën, pas fitores 4:2 që skuadra e tij e realizoi ndaj liderëve aktual në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Ai edhe njëherë tjetër ka përmendur se Vardari është Real Madrid për Shkëndijën dhe se e mundën këtë skuadër kur të duan. Madje sipas tij Vardari edhe me vetëm 13 përqind të forcave mund të mund skuadrën tetovare, e cila sot edhe pse në dy raste avansonte përballë kampionëve në fuqi të Maqedonisë, në fund pësoi disfatën e parë në kampionat gjatë këtij edicioni.
“Por përse dhe deri kur tituj do të marrim. Edhe me 13 përqind i rahim ku të duam😂😂😂po e them këtë që 4 vite me rradhë. Vardari për Shkëndijën është Real Madrid;😜shkeli kur nuk dinë💪💪💪👏👏👏INSTITUCION” – kishte shkruar kapiteni i Vardarit, Boban Grnçarov në profilin e tij në facebook.
Rikujtojmë Boban Grnçarov edhe gjatë edicionit të kaluar kishte provokuar vazhdimisht Shkëndijën, pas thuajse çdo ndeshje që këto dy skuadra kishin zhvilluar, qoftë në ndeshjet kampionale, apo edhe në ato të Kupës së Maqedonisë.