Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda ka shënuar gol në barazimin 1:1 të skuadrës së tij Osijekut ndaj Dinamo Zagrebit, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Kampionatin elitar të Kroacisë. Grezda golin e shënoi në minutën e 17-të, ndërsa kur mendohej që ndeshja po shkon drejt triumfit të Osijekut, ishte Henrikez që barazoi shifrat në 1:1.
Në këtë ndeshje për Dinamo Zagrebin u aktivizua edhe futbollisti shqiptar nga Maqedonia, Arian Ademi, i cili shënoi edhe gol, mirëpo iu anulua për shkak pozitës jasht loje. Kujtojmë që Ademi ndeshjen e parë pas dy viteve pezullim e luajti me përfaqësuesen e Maqedonisë ndaj Lihteshtajnit, ku realizoi edhe gol.