Futsal Shkupi nuk ka të ndalur. Ata shënuan edhe fitoren e katërt nga po aq ndeshje në elitën e futsalit vendor, duke mundur kësaj rradhe në transfertë ekipin e Astibos, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga Çairi shënoi fitore identike 5:0 si ajo e para një jave ndaj SEEU, duke vazhduar në këtë mënyrë të ecin të sigurtë në sezonin e ri 2017/2018.
Vetëm një gol realizuan gjatë pjesës së parë, me anë të Vedat Arslanit, ndërkohë në pjesën e dytë ata thjesht ishin të pandalshëm për skuadrën vendase, duke shënuar plotë 4 gola.
Në këtë pjesë dy gola realizoi edhe tetovari, Ismet Ceka, teksa nga një gol shtuan sërish Vedad Arslani dhe Ylber Alili, transmeton “infOSport.mk”.
Falë kësaj fitore Futsal Shkupi kryeson renditjen në Ligën e Parë të Futsalit me 12 pikë të plota, 3 më shumë se Velesi që në ndeshjen e kësaj jave si mysafir me rezultatin 8:0 mundi Juventus Seravën.