Atletiko Madridit ka arritur që të ndalë serinë prej 7 fitoreve të njëpasnjëshme të Barcelonës, duke barazuar 1:1 në super ndeshjen e javës së 8-të në La Liga të zhvilluar në “Ëanda Metropolitano” para 64 393 tifozëve, njofton “infOSport.mk”.
Saul Niguez shënoi një super gol në minutën e 21-të, pas një goditje shumë të bukur në hyrje të zonës. Në 45 minutat e para, vendasit shpërdoruan disa mundësi të mira shënimi, por gjërat ndryshuan në fraksionin e dytë.
Barcelona ishet kundërshtarë dukshëm më i mirë, ndërsa edhe përkundër shumë rasteve të krijuara, ishte Luis Suarez ai i cili realizoi me kokë në minutën e 82-të.
Lionel Messi goditi shtyllën në një moment pas një goditje dënimi nga distanca, ndërsa në minutën e fundit të takimit, goditjen e tij nga gjuajtja e lirë, shumë pranë zonës kundërshtare arriti që ta pret portieri Jan Oblak, duke i mohurar golin golashënuesit më të mirë në La Liga, i cili ka të shënuar 11 gola.
Ky është barazimi i parë për Barcelonën gjatë këtij sezoni, mirëpo kjo nuk ndikoi në luhatjen e tyre në krye të renditjes, ku edhe më tej kryesojnë bindshëm me 22 pikë, 5 më shumë se Reali i Madridit që sot në transfertë me shumë vështirësi mundi Getafen si mysafir.