Në fitoren 4:0 të Baselit ndaj Luganos në Superligën e Zvicrës, në mesin e golashënuesve është përfshirë edhe shqiptari, Albian Ajeti. Sulmuesi shqiptar i rikthyer te Baseli disa ditë më parë, ka shënuar golin e dytë në minutën e 39-të të takimit, ndërsa më herët zhbllokimin e rezultatin e kishte bërë Petreta në të 19-tën.
Dy gola tjerë për Baselin i realizuan Eljonusi dhe Iten.