Lajm jo i mirë për Bardhin në prag të ndeshjes me Espanjoll sonte

Enis Bardhi me përfaqësuesen e Maqedonisë zhvilloi dy super ndeshje, ku dhe arriti që të shënojë një gol. Ai luajti për gjatë 90-të minutave në përballjen ndaj Italisë dhe plotë 66 minutave ndaj Lihtenshtejnit, ndaj së cilës skuadër arriti që të realizojë një gol.

Pikërisht këto dy ndeshje dhe lodhja nga udhëtimi Spanjë-Maqedoni-Spanjë kanë bërë që Bardhi sonte të mbetet në bankinë për ndeshjen kundër Espanjollit në kuadër të javës së 8-të në La  Liga.

Një gjë të tillë pohon e përditshmja katalunase “sport.es”, e cila potencon se ylli i Levantes nuk do të luajë nga minuta e parë në këtë ndeshje.

Rikujtojmë Bardhi gjatë këtij sezoni me fanellën e Levnates në 6 ndeshje ka realizuar 3 gola, më shumë se çdo futbollistë tjetër i skuadrës nga Valencia, që pas 7 javëve ndodhet në pozitën e 10-të me 9 pikë të tubuara.

Leave a Reply