Ferhan Hasani enkas për “infOSport.mk” ka folur në prag të takimit derbi me Vardarin. Është ky testi më i rëndësishëm i “kuqezinjëve” nga Tetova në kuadër të rrethit të dytë të garave, ku Hasani beson se Shkëndija ka forcë për të vazhduar me ritmin e njëjtë sikurse gjatë rrethit të parë, kur në 9 ndeshje të zhvilluara arriti 8 fitore dhe vetëm një barazim.
Kapiteni “”kuq e zi” thotë se nesër bashkë me shokët e tij do të duhet të dëshmojnë se për momentin janë skuadra më e mirë në ligë dhe se një gjë të tillë do të duhet ta bëjnë me fitore.
“Sigurisht që kemi forcë për të vazhduar sepse ne kemi dëshmuar këtë në pjesën e parë të sezonit dhe jo vetëm kundër Vardarit, por edhe në Europë me ekipe edhe më të forta. Tani ajo që duhet të bëjmë është të tregojmë vazhdimsi të përsërisim performancat e 9 xhirove të para dhe kjo natyrisht që nuk do të jetë e lehtë, kur them kemi forcë sigursht kam parasyshë se do të jetë e vështirë se kjo nuk do të mjaftoj për të dalë në teren dhe se pikët do të jenë tonat, përkundrazi duhet të luftojmë dhe të dëshmojmë se kemi ekipin më të mirë në ligë dhe përmes një paraqitje të sigurt në stilin tonë mundemi të bëjme detyrat që na jep stafi teknik. Unë besoj që Shkëndija mund të vazhdoj me këtë ritëm dhe të udhëtojë sigurt drejt realizimit të qëllimeve në këtë sezon” – tha enkas për “infOSport.mk” kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani.
Numri 10-të i Shkëndijës këtë sezon është një lider i vërtetë te skuadra tetovare, ku me 7 gola të shënuar udhëheq vallën e golashënuesve më të mirë në elitën e futbollit vendor.