“Xhelati” i Shkëndijës Maksimov me Vardarin do të kërkoj të ndëshkojë tetovarët

Maksim Maksimov edhe pse ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në kampionatin tonë elitarë, ai është një emër i njohur tashmë për opinionin në vend.

Ai i kishte shënuar dy gola Shkëndijës në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Liga Evropa kur ishte pjesë e Trakait, ndërsa të shtunën do të paraqitet me fanellën e Vardarit, me shpresë se do të shënojë që në debutimin e tij.

Ai një kohë më të gjatë i është bashkuar skuadrës kampione të Maqedonisë, mirëpo vetëm sot ka arritur dokumentacioni i duhur që i njëjti të regjistrohet nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Ishte tashmë ish skuadra e tij, Trakai që mbante pezull transferimin e tij te Vardari, mirëpo pasi FIFA dorëzoi sertifikatin e tij të përkohshëm, i njëjti arriti edhe deri te Komisioni për regjistrimin e futbollistëve pranë FFM-së, e cila pasi regjistroi të njëjtin bëri me dije se Maksimov do të ketë të drejtë loje që në ndeshjen e së shtunës, që Vardari do ta zhvillojë kundër skuadrës kryesuese të Shkëndijës.

Tashmë mbetet nëse trajneri Çedomir Janevski do ti jep besimin sulmueist rus, i cili një kohë më të gjatë po stërvitetet me ekipin e Vardarit.

Ai do të ketë të drejtë loje në ndeshjet kampionale dhe të Kupës së Maqedonisë, mirëpo nuk do të mund të ndihmojë “kuqezinjtë” në ndeshjet e Liga Evropa, pasi nuk ishte regjistruar me kohë nga ana e UEFA-s.

Rikujtojmë ndeshja Vardari – Shkëndija zhvillohet të shtunën me fillim në ora 14:30 në arenën “Filipi i Dytë”.

 

Leave a Reply