Milani ka vënë në shënjestër trajnerin e Zvicrës, Vladimir Petkoviç. Një gjë të tillë pohon gazeta zvicerane “Blick”, e cila lajmin ka liferuar që në faqen e saj të parë. Lajmi buron nga fakti që Massimiliano Mirabelli ishte i pranishëm në Lisbonë, ku ndoqi nga afër ndeshjen Portugali-Zvicër.
Drejtori sportiv i Milanit kishte si qëllim të shihte nga afër dy futbollistit e ekipit “kuq e zi”, Andre Silvën dhe Rikardo Rodrigezin, ndërsa thuhet se ka takuar edhe seleskionuesin e “helvetëve”, Vladimir Petkoviç.
Trajneri me origjinë serbe ka rinovuar kontratën me Federatën zvicerane të futbollit deri në vitin 2019–të, por kjo nuk është një pengesë, nëse Milani vendos të zëvendësojë Montelën me ish-trajnerin e Lacios.
Në favor të Petkoviç është fakti që ai e njeh shumë mirë futbollin italian, ku ka fituar edhe Kupën e Italisë me Lacion ndaj rivalëve lokal të Romës.
“Blick” nuk e sqaron, por nëse Zvicra shkon në Rusi, është e vështirë që Petkoviç ta lërë atë dhe të vijë te Milani.