Sulmuesi kroat i Milanit, Nikola Kaliniç ka pësuar një lëndim pak para ndeshjes derbi ndaj Interit.
Kroati gjatë kësaj jave nuk ka zhvilluar asnjë seancë stërvitore me Milanin, ashtu që me shumë gjasa nuk do të jetë pjesë e formacionit në ndeshjen e së dielës.
Vendin e tij do ta zë sulmuesi portugez, Andre Silva, i cili ndodhet në një formë shumë të mirë.
Andre Silva ka shënuar në dy takimet e fundit që i zhvilloi me Portugalinë dhe 6 gola me Milanin në Liga Europa, përfshirë këtu edhe dy golat me Shkëndijën në fazën e “play-off”.
Por, Silva nuk ka gjetur golin ende në Serie A dhe ndoshta mund ta dhurojë atë në derbin e madh të qytetit të Milanos që zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:45.