Këtë fundjavë rikthehet kampionati vendor në futboll me derbin Vardari-Shkëndija që është në qendër të vëmendjes. Para kësaj sfide shumë të rëndësishme, braziliani Huan Felipe nga radhët e Vardarit ka folur për faqën zyrtare të klubit.
“Luajmë ndaj ekipit të parë në tabelë. Shkëndija ka skuadër shumë të mirë dhe të fuqishme, mirëpo ne dëshirojmë të fitojmë dhe me tri pikë ti afrohemi vendit të parë. Edhe Vardari është ekip i fortë dhe besoj se do të shënojmë fitore dhe në një farë mënyre ti hakmerremi për humbjen në javën e parë. Luajmë në terren tonin, dhe ftoj publikun të vij në numër sa më të madh që të jetë lojtari i 12-të në këtë derbi dhe të fitojmë tre pikë”, shprehet braziliani Felipe.
Ai më tëje vazhdon se “Jo vetëm kundër Shkëndijës, por edhe kundër çdo ekipi luajmë për fitore. Çdo ndeshje në kampionat është me rëndësi që sërish të fitojmë titullin. Qëllimi ynë është të jemi në vendin e parë në fund të sezonit dhe për këtë arsye në këtë ndeshje dhe sikur në të gjitha të tjerat luajmë për tri pike”, ka përfunduar Felipe.
Derbi i xhiros së 10-të në elitën e futbollit vendor, ndërmjet Vardari-Shkëndija luhet të shtunën në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup me fillim nga ora 14:30.