Sonte Bosnja e Hercegovina zhvilloi ndeshjen e saj të fundit në kuadër të eliminatoreve për Botërorin Rusi 2018, ku edhe përkundër fitores 2:1 ndaj Estonisë në transfertë, nuk arriti që të siguroj një vend për në ndeshjet e balotazhit.
Tifozët e Bosnjës kanë ndërprerë për disa minuta ndeshjen në pjesën e parë duke hedhur flakadanë në fushën e lojës, që në ato momente pamundësuan rrjedhën e ndeshjes.
Pasi u hoq ai tym që mbizotëroi në stadiumin në Talin, ndeshja rifilloi sërish, por me siguri se kjo sjellje e tifozëve boshnjak do të sjellë një dënim të rëndë nga ana e UEFA-s për Federatën Boshnjake të Futbollit.
Direkt nga stadiumi. BH Fanaticos ndërpresin Estoni-Bosnjë…
Публикувахте от Pjesa e Tretë в 10 октомври 2017 г.