Liga e Kombeve, Shqipëria në një vazo me Greqinë dhe Serbinë

Pasi u mësuan edhe kombëtaret e fundit që siguruan një vend për në Botërorin e vitit të ardhshëm në Rusi, tashmw UEFA ka saktësuar edhe ndarjen e Kombëtareve të ndryshme në Ligat dhe vazot për turneun e ri që do të startojë nga viti i ardhshëm, ndryshe i njohur si Liga e Kombeve, njofton “infOSport.mk”.

Shqipëria ka përfunduar në Ligën C, ku nuk pritet të ketë një rrugëtim të lehtë në këtë turne, i cili zhvillohet në vitet 2018-2019 dhe që mund të garantojë një biletë për Euro 2020.

NDARJA SIPAS VAZOVE NË LIGËN C
Vazo 1: Hungari, Rumani, Skoci, Slloveni
Vazo 2: Greqi, Serbi, SHQIPËRI, Norvegji
Vazo 3: Mali i Zi, Izrael, Bullgari, Finlandë
Vazo 4: Qipro, Estoni, Lituani

Pas disfatave përballë Spanjës dhe Italisë si dhe renditjes më të fundit të UEFA-s, kuqezinjtë janë në vazon e dytë, përkrah Serbisë, Greqisë dhe Norvegjisë, që do të thotë se nuk ka mundësi që të garojnë kundër tyre në këtë turne.

Nga liga C do të dalin katër grupe, ku tre janë me nga katër skuadra dhe një me tre. Fituesit e secilit grup do të ndeshen më pas në gjysmëfinalet dhe finalen e turneut për të siguruar biletën për në “Euro 2020”.

Ndërkaq, të gjitha fitueset e grupeve do të fitojnë të drejtën për t’u ngjitur në Ligën B, ndërsa skuadrat që mbajnë vendin e fundit, do të bien në Ligën D.

Renditja në secilën Ligë është shumë e rëndësishme, pasi në bazë të saj, UEFA do të bëjë ndarjet në vazo për shortin e Euro 2020.

Sipas ndarjeve të krijuara, Liga A pritet të jetë shumë konkurruese dhe mund të dhurojë grupe mjaft ndeshje spektakolare, ndërsa Kosova ka përfunduar në vazon e fundit të Ligës D, ku bwnw pjesw edhe Maqedonia.

LIGA A (katër grupe me nga tre skuadra)
Vazo 1: Gjermani, Portugali, Belgjikë, Spanjë
Vazo 2: Francë, Angli, Zvicër, Itali
Vazo 3: Poloni, Islandë, Kroaci, Holandë

 

LIGA B (katër grupe me nga 3 skuadra)
Vazo 1: Austri, Uells, Rusi, Sllovaki
Vazo 2: Suedi, Ukrainë, Irlandë, Bosnjë Hercegovinë
Vazo 3: Irlandë e Veriut, Danimarkë, Republika Çeke, Turqi

 

LIGA D (katër grupe me nga katër skuadra)
Vazo 1: Azerbajxhani, MAQEDONI, Bjellorusi, Gjeorgjia
Vazo 2: Armenia, Letonia, Ishujt Faroe, Luksemburgu
Vazo 3: Kazakistani, Moldavia, Lihtenshtejni, Malta
Vazo 4: Andora, KOSOVA, San Marino, Gjibraltari

Leave a Reply