Pas Muzafer Ejupit, tashmë edhe sulmuesi i skuadrës turke i Gaztepesporit, Adis Jahoviqi është larguar nga përfaqësuesja e Maqedonisë. Jahoviq i revultuar me seleksionuesin Igor Angellovski për shkak se nuk u aktivizua në dy ndeshjet e fundit me Italinë dhe Lihteshtajnin, ka vendosur që mos të luaj më për fanellën e Maqedonisë.
Jahoviqi në Superligën turke është golashënuesi më i mirë, ndërsa për këto dy ndeshjet e fundit u ftua në moment të fundit si zëvendësues i Nikollovit.
Kujtojmë që më herët për shkak të seleksionuesit Angellovski, kësi lloj vendimi solli edhe sulmuesi i Osijekut, Muzafer Ejupi.