Nuk ishin pjesë e Kampionatit Evropian të Francës, por do të mungojnë edhe në eventin tjetër më të madh të futbollit, atë të Kampionatit Botëror që do të zhvillohet verën e vitit të ardhshëm në Rusi. Është Holanda që mundi me rezultat 2:0 Suedinë në ndeshjen e fundit të grupit ‘A’ eliminator, por megjithatë mbetet në vendin e tretë dhe ngelet jashtë botërorit.
“Tulipanëve” u nevojitej një fitore e thellë 7-0 ndaj Suedisë për t’i marrë vendin e dytë në grup, por edhe pse fituan, mundën të shënonin vetëm 2 gola me autor Robben në pjesën e parë. Suedia do të jetë tashmë përfaqësuesja që do të marrë pjesën në fazën “plaj of” për të siguruar një biletë për në Rusi 2018.