Super Arijan Ademi, kthehet pas 820 ditëve dhe shënon vetëm pas 5 minutave lojë (VIDEO)

Arijan Ademi me stil ëstë rikthyer në fushat e futbollit, pasi në ndeshjen e tij të parë pas plotë 820 ditëve mungesë për shkak pezullimit nga ana e UEFA-s për doping, futbollisti tetovarë arriti që të shënojë në ndeshjen me përfaqësuesen e Maqedonisë, që në këto momente po përballet me Lihtenshtejnin në Strumicë, njofton “infOSport.mk”.

Ademi u inkuadrua në lojë në minutën e 64-të duke zëvendësuar kapitenin Goran Pandev, ndërsa vetëm pas 4 minutave e 10 sekondave të kaluara në fushë, ai arriti që të shënojë në rrjetën e mysafirëve për rezultat 4:0.

Ishte ky një super gol i Ademit pas një slalomi në mbrojtjen kundërshtare, e cila nuk mundi të ndal futbollistin shqiptarë, ndërsa ky i fundit nuk mundi të ndal lotët e gëzimit pas këtij goli, që me siguri se do të rikthejë edhe më të fuqishëm atë në fushat e futbollit.

SUPER GOLI I ARIJAN ADEMIT NDAJ LIHTENSHTEJNITMAQEDONIA – LIHTENSHTEJNI 4:0(A. Ademi 68')

Публикувахте от infosport.mk в 9 октомври 2017 г.

Leave a Reply