Është festë e madhe në Egjipt, i cili të dielën u kualifikua në “Rusi 2018” pas fitores 2-1 në shtëpi ndaj Kongos. Një sukses që erdhi në minutën e 95′ falë një penalltie të shndërruar në gol nga Salah, autor edhe i golit të parë. Rrjeta e lojtarit të Liverpool-it, i cili i dhuroi kualifikimin Egjiptit në Botëror, pas një mungese 28-vjeçare, ka bërë të shpërthejë entuziazmi i rreth 80 mijë tifozëve të pranishëm në Borg El Arab Stadium.
Por në videon më poshtë mund ta shihni reagimin emocional tw Salah, pas pranimit të golit, kur shifrat u barazuan në minutën e 88-të nga përfaqësuesja e Kongos.