Maqedonia pas plotë tre viteve ka shënuar fitore në një ndeshje zyrtare si vendas, duke mundur Lihtenshtejnin me rezultatin e thellë 4:0, njofton “infOSport.mk”.
Ishte kjo një super mbrëmje e futbollistëve shqiptarë që mbrojnë ngjyrat e përfaqësueses së Maqedonisë, duke shënuar 3 gola, ku pa dyshim ai më me vlerë ishte goli i Arijan Ademit.
Futbollisti me origjinë nga Tetova për shkak pezullimit nga ana e UEFA-s për përdorim të dopingut, pas plotë dy viteve iu rikthye futbollit vetëm sonte, edhe atë me stil të madh, duke shënuar vetëm pas 4 minutave e 10 sekondave të kaluara në fushë.
Ndryshe golin e parë e realizoi Visar Musliu në minutën e 36-të, kur mjaft mirë u gjind në zonën kundërshtare pas ekzekutimit të rivënies nga këndi të Ezgjan Alioskit. Ky gol theu mbrojtjen e Lihtenshtejnit, e cila kapituloi sërish, edhe atë vetëm dy minuta më pas, kur pas një aksioni mjaft të bukur, Aleksandar Trajkoski shënoi për 2:0.
Ishte ky rezultati i pjesës së parë, teksa në pjesën e dytë Maqedonia shtoi edhe dy gola të tjerë, dhe sërish në një interval kohor prej vetëm dy minutash.
GOLI I ENIS BARDHIT NDAJ LIHTENSHTEJNITMAQEDONIA – LIHTENSHTEJNI 3:0(E. Bardhi 66')
Публикувахте от infosport.mk в 9 октомври 2017 г.
Ishte Enis Bardhi, ai i cili në minutën e 66-të shënoi edhe golin e tretë në rrjetën e mysafirëve, pas një harkimi shumë të bukur në zonën kundërshtare të Aleksandar Trajkoski, ndërsa goli i katërt i shënuar nga Ademi ishte një kryevepër e futbollistit shqiptarë, i cili pas një slalomi të vërtetë shënoi për 4:0.
SUPER GOLI I ARIJAN ADEMIT NDAJ LIHTENSHTEJNITMAQEDONIA – LIHTENSHTEJNI 4:0(A. Ademi 68')
Публикувахте от infosport.mk в 9 октомври 2017 г.
Një fitore kjo më se e merituar e përfaqësueses së Maqedonisë, për të cilën sonte luajtën që të gjithë 5 futbollistët e ftuar shqiptarë, përfshirë këtu edhe dyshen Ezgjan Alioski dhe Ferhan Hasani.