Përfaqësuesja e Kosovës U-19 është kualifikuar për në raundin Elitar që në sezonin debutues në kualifikueset e Kampionatit Europian U-19 që në vitin 2018-të do të mbahet në Finlandë 2018.
Të besuarit e trajnerit Ramiz Krasniqi në ndeshjen e xhiros së tretë në kuadër të grupit të 6-të, me rezultatin e thellë 3:0 mposhtën moshatarët e tyre të Lituanisë falë një dopietë të shënuar nga Leutrim Kryeziu (27’, 48’ pen.) si dhe golit të shënuar nga ana e Limanit në minutën e 50-të.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Austria në transfertë falë folave të shënuar nga Arase (73’) dhe Meister (85’) me rezultatin 2:0 mposhti Izraelin.
Në përfundim të të gjithë takimeve të këtij grupi, Austria kualifikohet për në raundin Elitar si ekipi i parë me 9 pikë të plota, ndërsa Kosova si e dyta me 6 pikë.