Ismaili dhe Petroviç debutojnë me gola dhe fitore te Feniksi

Ferid Agushi, Taulant Ismaili dhe Dragan Petroviç kanë debutuar me fitore te skuadra e Feniksit nga Drenasi, njofton “infOSport.mk”.  Madje këta dy të fundit u regjistruan në listën e golashënuesve, duke shënuar 3 nga 5 golat e Feniksit në fitoren 5:2 si mysafir ndaj Junikut, te e cila skuadër sonte debutoi ish bomberi i Futsal Shkupit, Erkan Seferi.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1:2 në favor të Fenksit për të cilën skuadër në listën e golashënuesve u regjistruan Ramadani dhe  Ibraimi, teksa për vendasit golin e vetëm e realizoi Zeqë Kuçi. Pjesa e dytë ishte më efikase, ndërsa në këtë 20 minutësh të dytë në shprehje erdhi dyshja e lojtarëve nga Shkupi, Taulant Ismaili i cili shënoi golin e tretë për Feniksin, derisa Dragan Petroviçi realizoi dy golat e fundit për skuadrën nga Drenasi, e cila sezonin e ri në elitën e futsalit kosovar e nisi me fitore.

Në anën tjetër golin e dytë për vendasit e Junikut në pjesën e dytë e realizoi Selman Cocaj, që njëherit vendosi edhe rezultatin përfundimtarë të këtij takimi.

Leave a Reply