Dita e djeshme ka qenë më ndryshe për një ndër skuadrat më të njohura shqiptare dhe më të suksesshme viteve të fundit, Skënderbeu. Futbollistët e kësaj skuadre së bashku me trajnerin Ilir Daja dhe stafin e tij si dhe drejtuesit e skuadrës vizituan ambientet e shkollës së Medresesë islamike në Korçë.
Pas darkës së përbashkët me stafin e shkollës, trajneri Ilir Daja ftoi mësuesit dhe nxënësit e shkollës për të ndjekur një nga ndeshjet e ardhshme të Skënderbeut në stadium.
Gjithashtu edhe drejtori i Medresesë shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për atë çka klubi i Skënderbeut ka bërë për Korçën dhe Shqipërinë në futbollin vendas dhe atë Europian.
Medreseja e Korçës, është hapur në shtator të vitit 2009 dhe është vazhdim i traditës së medresesë së vjetër të Korçës.