Ademi: I lumtur për rikthimin, më pret punë për të rritur nivelin!

Arian Ademi bëri rikthimin më të mirë të mundshëm në fushat e futbollit, duke shënuar gol për Maqedoninë në ndeshjen ndaj Lihteshtajnit. Ademi pas ndeshjes është shprehur se ia ka arritur qëllimit pas shumë vuajtjeve gjatë dy viteve që ishte jasht futbollit.

“Ishte shumë emocionale, nuk kam fjalë. Pas dy viteve vështirësi, unë shënojë gol. Dua t’i faleminderojë të gjithë që më dhan shansin. Nuk kam se çfar të them tjetër, se jam ende shumë i emocionuar. Ishte e vështirë edhe në plan fizik të përmbahem, mirëpo shtërngova dhëmbët dhe ia arrita. Për at arsye edhe me shumë emocione e përjetova, për shkak se për diçka që sjam fajtor humba dy vite nga futbolli. Para meje është rrugë e vështirë për t’u rikthyer. Kjo Maqedoni posedon futbollist të shkëlqyeshëm dhe nëpërmjet Ligës së Kombëve mundemi të sigurojmë Kampionatin Evropian”, është shprehur Ademi.

Për Ademin kjo ishte ndeshja e 5-të që e luan me përfaqësuesen e Maqedonisë.

SUPER GOLI I ARIJAN ADEMIT NDAJ LIHTENSHTEJNITMAQEDONIA – LIHTENSHTEJNI 4:0(A. Ademi 68')

Публикувахте от infosport.mk в 9 октомври 2017 г.

Leave a Reply