Fundjavën e ardhshme në futbollin vendor rikthehen ndeshjet e elitës së futbollit vendor, ku në qendër të vëmendjes do të jetë derbi më i madh i sezonit, Vardari – Shkëndija, njofton “infOSport.mk”.
Komisioni për gara pranë FFM-së në bashkëpunim me Ministrinë për Punë të Brendshme për shkak se të dielën zhvillohen zgjedhjet lokale në vend kanë zhvendosur për 24 orë ndeshjet e xhiros së 10-të dhe të njejtat do të luhen një ditë më herët. Kështu edhe përballja midis Vardarit dhe Shkëndijës do të zhvillohet të shtunën (14 tetor) në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup me fillim në orën 14:30.
Po në të njëjtin termin në Strumicë, Akademia Pandev do të mirëpret Shkupin, Renova në Tetovë do të luaj me Rabotniçkin, Skopje në teren vendas do të kërkojë fitoren e parë të sezonit përballë Sileksit, teksa në Manastir do të zhvillohet derbi i Pelagonisë ndërmjet Pelisterit dhe Pobedës.
Me ndeshjet e javës së 10-të edhe zyrtarisht nis rrethi i dytë i garave në elitën e futbollit vendor, nga gjithsej 4 raunde me nga 9 ndeshje.
LPFM, Java X | ||
14.10. 14:30 | Akademija P. | Shkupi |
14.10. 14:30 | Skopje | Sileksi |
14.10. 14:30 | Pelisteri | Pobeda |
14.10. 14:30 | Renova | Rabotniçki |
14.10. 14:30 | Vardari | Shkëndija |