Gjatë ditës së sotme në Sarandë zhvillohej ndeshja e Kategorisë së Dytë mes Butrintit dhe Gramozit të Ersekës.
Në minutën e 25-të, me urdhër nga Policia e Shtetit ndeshja është ndërprerë për disa minuta, pasi në fushën e blertë është ulur një helikopter për të transportuar një të sëmurë drejt Spitalit të Tiranës.
Helikopteri ka qëndruar në fushën e lojës për afro 10 minuta. Pas këtij momenti ndeshja ka rifilluar normalisht, raporton “panoramasport”.