Britaniku Luis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh të Japonisë duke prekur me një dorë titullin, pas tërheqjes së rivalit të tij Sebastian Fetel, pak metra pas startit.
Ka qenë sërish një problem në motorin e Ferarit që bëri që Fetel të tërhqet nga gara, ndërsa e gjithë kjo shkoi në favor të pilotit të Mercedes, Hamilton, i cili tashmë kur kanë mbetur edhe 4 gara deri në fund të këtij sezoni, ka plotë 59 pikë më shumë se gjermani Fetel.
Edhe pse qëndroi gjatë gjithë kohës në një distancë prej 3 sekondash me kryesuesin, Maks Verstapen nuk e pati mundësinë që të sulmonte Hamilton apo t’i vinte në rrezik vendin e parë, duke u renditur vetëm në pozitën e dytë para pilotit të Red Bull, Daniel Rikardo që mbylli treshen e parë në garën e Suzuka.
Vendi i katërt i takoi finlandezit të Mercedes, Valteri Botas, teksa Kimi Raikonen i cili e nisi garën nga pozita e 11-të për shkak penalizimit për ndryshimin e kambios, u ndal në vendin e pestë.
Pas tij në pozitat 6 dhe 7 u ndalën dy pilotët e Force India, Ocon dhe Perez, në vendin e tetë u ndal Magnusen, për të lënë pas vetes Grozhan dhe Masa.
Pas kësaj gare Formula 1 do të rikthehet pas dy javësh, në kontinentin amerikan, me Çmimin e Madh të Austin, ku britanikut Hamilton do ti mjaftojnë 16 pikë më shumë se Fetel për tu shpallur edhe zyrtarisht kampion.