Problemet në kombëtaren shqiptare të futbollit, sa i takon dëmtimeve të futbollistëve nuk kanë të mbaruar. Kështu në stërvitjen e djeshme të “kuqezinjëve” një dëmtim pësoi Burim Kukeli, i cili nuk do të jetë i gatshëm për përballjen e së hënës në “Loro Boriçi”.
Nga ajo që është parë gjatë përgaitjeve është vënë re, se trajneri italian Kristian Panuçi do të ndryshojë sërish formacionin, duke i besuar një vend nga minuta e parë, Armando Sadikut në sulm, apo edhe Latifit në krahun e majtë të mesfushës.
Roshi do të rikthehet gjithashtu në ndihmë të sulmit, por edhe Mavraj e Agolli në mbrojtje.
Formacioni (4-1-4-1) i mundshëm i Shqipërisë ndaj Italisë: |
Berisha |
Hysaj Ajeti Mavraj Agolli |
Kaçe |
Roshi Memushaj Basha Latifi |
Sadiku |